Si të përballojmë periudhën pas verës?

Si të përballojmë periudhën pas verës?
Pas pushimeve ju ktheheni në shtëpi të relaksuar, me lëkurë të nxirë dhe plot me ide. Por e hëna juaj e parë në punë e shuan entuziazmin ... Lodhja dhe ngarkesa e përditshme është shumë më pak emocionuese sesa pushimet dhe fatkeqësisht nuk mund të bëjmë shumë për këtë. Mos u shqetëso! Ja disa ide se si të mbajmë më  gjatë ndjesinë e verës dhe pushimeve!

Pushimet janë të nevojshme për të rifituar energjitë e humbura. Ato nuk janë luks i tepërt, por një domosdoshmëri absolute. Nëse nuk pushojmë, humbasim produktivitetin tonë, jemi të plogësht dhe nuk jemi efikas në punë. Stresi dhe lodhja janë faktorë serioz të shumë sëmundje të rrezikshme!

Nuk ka rëndësi se ku të pushoni, ajo që ka rëndësi është të shkëputeni nga rutina e përditshme, një pauzë për t'u çlodhur dhe për t'iu përgjigjur nevojave tuaja.

Ishin pushimet tuaja si kjo? Nëse po, përpiquni ta mbani ende ndjesinë e pushimeve!!

Lëkura pas verës

 Si të ruash shkëlqimin e nxirjes së lëkurës deri në stinën e dimrit?

Ne e pëlqejmë lëkurën tonë pas pushimeve. Edhe pse nuk kemi shpenzuar të gjithë ditën në rrezet e diellit, apo shtrirë në shezlong me siguri krahët dhe fytyra kanë marrë nuancë si të “puthur nga dielli”. Mjafton një ecje buzë detit apo mëngjes në një tarracë me diell që të merrni një shkëlqim diellor për lëkurën. Një nxirje e lehtë e lëkurës na bën të dukemi më sharmant, tërheqës dhe më të shëndetshëm.

Si ta mbajmë me gjatë ngjyrën e lëkurës?

Kujdesi i veçantë duhet treguar për mbajtjen e ngjyrës. Së pari, lëkura ka nevojë për hidratim specifik pas verës. Dielli, uji i detit, era na pëlqejnë shumë, por nuk sjellin vetëm të mira lëkurës.

Nëse gjatë pushimeve tuaja nuk keni aplikuar rregullisht kremin e trupit, mos e vononi atë më gjatë! Aplikimi i hidratuesit çdo ditë mund të ndihmojë lëkurën të rigjenerohet dhe të mbajë shkëlqimin e verës. Mos i perceptoni ritualet tuaja të kujdesit si detyrim të pakëndshëm, por më tepër si një kënaqësi.

Nëse zgjidhni hidratues me arrë kokosi, aroma e kokosit dhe gjalpit të kakaos do t'ju transportojë menjëherë në një plazh tropikal. Pas banjës ju mund të përdorni vaj ushqyes me grimca të arta që ndriçon lëkurën tuaj dhe e lë atë të butë.

Tregoni kujdes special për këmbët pas periudhës së verës, sidomos kur thembrat duken të thata edhe të çara. Rekomandojmë gjithashtu të evidentoni njolla apo shenja në lëkurë dhe nëse i keni, të konsultoni me doktorin!

 

Aksesorët e sezonit të ri

Si të përmirësoni gjendjen tuaj?

Është e vështirë që me ikjen e verës, jemi të detyruar të lëmë pas veshjet me lule dhe të fillojmë të vishemi me veshjet vjeshtore. Vjeshta dhe dimri janë stinë që do t’i jetojmë dhe shijojmë me veshjet e reja dhe aksesorët e përshtatshëm.

Kur të kthehesh në zyrë, vishu me një fustan të ri dhe me një pamje të ndryshuar.

Ne këshillojmë glamurin klasik të zyrës, por edhe komoditet gjithashtu. Ju keni në garderobën tuaj ndonjë fustan te zi, të përsosur për intervistë në punë apo veshje të përshtatshme që ju bëjnë të dukeni më profesional? Sigurohuni që ti keni ato. Pantallona streçe klasik, janë gjithashtu një ide e mençur pasi mund të kombinohen me takë të lartë ose me balerina të rehatshme. Këto detaje ju bëjnë dukeni me stil dhe madje ndryshojnë pamjen tuaj.

Këtë sezon mund të mbani bizhu me stil që ju kujtojnë stinën e verës. Mund ti mbani me fustane apo me xhinse. Nuk dini çfarë të zgjidhni? Provo byzylykë ose vathë me dekorues që nxjerrin në pah ngjyrën e syve tuaj, si dhe ju sjellin ndërmend detin e kaltër në mes të nuancave gri të vjeshtës.

Ndjesi pushimesh që zgjasin përgjithmonë

Pas pushimeve na mungon kryesisht koha e lirë, energjia dhe gjetja e një hapësire për kënaqësi të vogla. Shumë prej nesh i rikthehen punës dhe detyrimeve familjare. Përqendrimi në punë dhe rutinën e përditshme ndonjëherë na lodh dhe kështu kemi nevojë të përjetojmë ndjesi pushimesh.

Sidoqoftë, pushimet janë koha e përkryer për të rimenduar më thellë disa gjëra dhe për të pasur ndryshimet e nevojshme. Ne mund të punojmë me sjelljen tonë, gjendjen shpirtërore si dhe të krijojmë modifikime të caktuara që do të përmirësojnë cilësinë e përgjithshme të jetës sonë dhe mënyrën se si e perceptojmë atë.

Çfarë duhet të bëjmë?

  1. Vlerëso atë që ke dhe vendin ku jeton.

Në çdo ditë kemi disa grimca lumturie, dhe ia vlen që të vëmë theksin tek to. Kafeja e shijshme, një parfum me aromë verore, apo i kuqi i preferuar i cili na përmirëson gjendjen: të gjitha këto detaje përmirësojnë jetën tonë.

  1. Kujdesu për gjendjen fizike.

Fitnes fizik dhe pikologjik. Trup i shëndetshëm në mendje të shëndoshë, pra duhet të tregoheni të zgjuar për t’u kujdesur mbi trupin tuaj pas pushimeve. Gjatë pushimeve keni ecur, djersitur apo keni bërë joga. Gjeni të paktë 15 min në ditën tuaj të ecni pak! Ju merr një kohë shumë të shkurtër por ndryshimi është i madh. Duhet të ushtroheni gjatë gjithë vitit!

  1. Përfito nga të mirat e stinës: konsumo fruta dhe perime.

Dietë e pasur me vitamina dhe antioksidante do të thotë lëkurë e mirë, humor i mirë, dhe shumë energji për të përballuar stinën e dimrit.

  1. Planifiko pushimet e ardhshme!

Kjo është koha që ju përmirëson jo vetëm gjendjen por ju jep mundësinë për të kërkuar gjërat e duhura. Edhe pse pushimet përfunduan, në mendje mbeten kujtimet, buzëqeshjet dhe kohën e bukur që kaluat me njerëzit e zemrës.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: