Shqipëria e Bushit sot në Cagliari, miqësore luksi me Italinë 

Shqipëria e Bushit sot në Cagliari, miqësore luksi me Italinë 
Kuqezinjtë U-19 zhgënjejnë me Islandën

Shqipëria e U-21 zhvillon sot një miqësore luksi me Italinë.

Ekipi i futbollit kombëtar të Italisë U-21, i udhëhequr nga Luigi Di Biagio, dhe kuqezinjtë e vegjël do të përballen sot në Cagliari, ora 18:30, në “Sardinia Arena”.

Italia vjen në këtë miqësore pas humbjes 3-0 me Sllovakinë, ndërsa të dyja ekipet testojnë lojtarët, sidomos “axurrët” në vigjilje të Kampionatit Europian që do të zhvillohet qershorin e ardhshëm në Itali.

Sakaq, dje përfaqësuesja e U-19 e Shqipërisë është mposhtur në testin e dytë miqësor ndaj Islandës, e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Të besuarit e Erjon Bogdanit u dorëzua përballë bashkëmoshatarëve të tyre me rezultatin e thellë 1-4.

Pjesa e parë përfundoi 2-0 në favor të miqve dhe i vetmi gol u shënua nga Nexha në fillimin e pjesës së dytë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: