Shoferi i dehur kapet me 70 mijë euro në makinë, rezultoi i dënuar për trafik droge në Itali e Zvicër

Shoferi i dehur kapet me 70 mijë euro në makinë, rezultoi i dënuar për trafik droge në Itali e Zvicër
Një drejtues mjeti i dehur u kap me 70 mijë euro në makinë.

Policia sqaron se ka vënë në pranga 35-vjeçarin Antonio Bregu, pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjetën 70 mijë euro.

Sipas saj, Bregu u kap në lagjen "Kastriot" duke drejtuar mjetin tip "Range Rover” në gjendje të dehur.

"Gjatë kontrollit të mjetit, këtij shtetasi ju gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 000 Euro të cilat dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale.

Antonio Bregu ka qenë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikim të lëndëve narkotike dhe para 2 vjetësh ka dalë nga burgu në Zvicër.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të metejshme për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale", dhe "Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi", deklaron zyrtarisht policia.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: