Shkodër, zhduket 29-vjeçari, alarmohet familja

Shkodër, zhduket 29-vjeçari, alarmohet familja
Një person rezulton i zhdukur prej 48 orësh.

Policia sqaron se rasti u evidentua në Vaun e Dejës dhe se denoncimi u bë nga familjarët e alarmuar.

Po sipas uniformave blu, N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Naraç, Bashkia Vau i Dejës, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa djali A. D., 29 vjeç, që më datën 10. 09. 2018.

“Më datë 11.09.2018, shtetasi N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Naraç, Bashkia Vau i Dejës, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa djali A. D., 29 vjeç, që më datën 10.09.2018.

Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër”, deklaron zyrtarisht policia.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: