Shkeljet në rrugë, arrestohen 12 drejtues mjetesh, gjoba 182 të tjerëve

Shkeljet në rrugë, arrestohen 12 drejtues mjetesh, gjoba 182 të tjerëve
Dymbëdhjetë persona janë arrestuar në kushtet e flagrancës, 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 të pa pajisur me leje drejtimi, 1 për korrupsion aktiv ndaj funksionareve që ushtrojnë funksione publike dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare gjatë 24 orëve të fundit nga Policia Rrugore e Tiranës.

Policia sqaron se ka evidentuar gjithashtu edhe 182 raste shkeljesh administrative që janë ndëshkuar me gjoba apo heqje patentash.

Po sipas saj, janë konstatuar dhe ndëshkuar; 25 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara, 18 leje drejtimi te pezulluara për drejtim mjeti nen efektin e alkoolit, 35 drejtues mjetesh për mospërdorim te rripit te sigurimit, 12 për shkelje të semaforit, 25 drejtues mjetesh për parakalim te gabuar dhe 67 drejtues motomjetesh për mospërdorim te kaskës mbrojtëse.

Policia Rrugore e Tiranës nisur edhe nga fakti se me fillimin e javës që vjen do ketë fluks akoma më të rënduar pasi nis procesi mësimor 2018-2019, apelon që prindërit qe shoqërojnë fëmijët në shkolla të përdorin mjetet e transportit publik, për te shmangur ngarkesën e trafikut dhe të tregojnë kujdes gjatë kalimit nga njëri krah i rrugës në tjetrin, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë së jetës.

/l.k./