Shiste drogë nga shtëpia, prangoset shqiptari

Shiste drogë nga shtëpia, prangoset shqiptari
Policia kishte kohë që e vëzhgonte dhe kishte konstatuar lëvizje të shumta dhe të çuditshme të shumë personave në shtëpinë e tij.

Më në fund u vendos për një vizitë të skuadrës antikrim në shtëpinë e tij dhe pas një kontrolli dyshimet rezultuan të vërteta. Në banesë u gjetën dhjetëra doza kokainë dhe mijëra euro para të thata, ardhur nga shitja e drogës.

Karabinierët arrestuan 29 -vjeçarin shqiptar, pa precedentë të më hershëm penal dhe banues prej vitesh në këtë zonë. Ai e kishte kthyer tregtinë e drogës në burimin kryesor të të ardhurave.

Pas kontrolleve në shtëpinë e tij, policia gjeti 106 doza kokainë për një total prej rreth 200 gram, 15 880 euro në kartëmonedha të ndryshme si dhe materiale paketimi.

I riu shqiptar është arrestuar dhe ndodhet në qeli deri në vendimin e gjykatës për vërtetimin e arrestimit.

/l.k./

Marrë nga LaStampa.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: