Rezultuan të vjedhura, bllokohen makinat luksoze "Ferrari" dhe “Range Rover”

Rezultuan të vjedhura, bllokohen makinat luksoze "Ferrari" dhe “Range Rover”
Dy makia luksoze janë bllokuar në Durrës, pasi rezultonin të vjedhura jashtë shtetit.

Njëra prej makinave është e markës 'Ferrari', në posedim të M.H., 30 vjeç, e cila rezultoi i vjedhur në Itali dhe një mjet tip “Range Rover” në posedim të B.M., 38 vjeç nga Kosova.kurse tjetra .

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M. H., vjeç 30, banues në Durrës, pasi nga kontrolli që iu bë mjetit tip 'Ferrari' rezultoi i vjedhur në Itali.

Edhe shtetasin B. M., vjeç 38, banues në Kosovë, u referuan materialet në Prokurorinë e Durrësit pasi më datë 12. 09. 2018, në PKK Port, nga kontrolli që iu bë, mjetit tip “Range Rover” rezultoi i vjedhur jashtë shtetit, i cili u bllokua”, njofton zyrtarisht policia.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: