Rënia e euros penalizoi fasonët, më pak tekstile e këpucë jashtë

Rënia e euros penalizoi fasonët, më pak tekstile e këpucë jashtë
Më pak tekstile dhe këpucë të shitura jashtë vendit gjatë muajit gusht të këtij viti.

Kjo ka qenë situata, e cila ka shoqëruar sektorin e fasonëve gjatë muajit gusht të këtij viti, e duke reflektuar në njëfarë mënyre situatën aspak të favorshme për ta nga zhvlerësimi i monedhës evropiane, euro gjatë pjesës së parë të këtij viti.

Duke qenë se ata shesin mallra të destinuara për tregjet evropiane, janë detyrimisht të varur nga ecuria e euros në tregun e këmbimit valutor, pasi sa më e ulët të jetë ajo, aq më pak lekë fusin ata në xhepat e tyre nga shitblerja e mallrave që përpunojnë në Shqipëri.

Kësisoj, duket se kanë qenë të kujdesshëm me shitjen e tyre gjatë kësaj pjese të vitit, në mënyrë që edhe humbjet e shkaktuara nga një kurs i dobët i euros, t’i kishin më të ulëta.

Pse jo, duke pritur edhe një moment më të mirë për shitjen e të njëjtave mallra.

Konkretisht, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, rezulton se në muajin gusht të këtij viti, grupi i tekstileve shënoi rënie për herë të parë në më shumë se tre vjet, duke shënuar saktësisht një vlerë prej 6.704 milionë lekësh, krahasuar me 7.180 të tilla në gushtin e vitit të kaluar.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: