Rast unik në botë/ Vëllezërit Ajeti dhe familja Xhaka, në tri përfaqësuese të ndryshme

Rast unik në botë/ Vëllezërit Ajeti dhe familja Xhaka, në tri përfaqësuese të ndryshme
Mund të konsiderohen raste unike në botë.

Janë dy raste të familjeve Xhaka e Ajeti, fëmijët e të cilëve luajnë me tre përfaqësuese të ndryshme.

Familja Xhaka bëri bujë në Euro 2016, me dy vëllezërit Taulant Xhaka, i cili aktivizohej me Shqipërinë, dhe Granit Xhakën që luante për Zvicrën.

Kurse djali i xhaxhait të tyre, Agoni, aktivizohet me përfaqësuesen U-21 të Kosovës dhe pritet t’i bashkohet ekipit të parë.

Graniti dhe Taulanti e konsiderojnë atë “vëlla” në rrjetet sociale, çka ka sjellë ndonjë ngatërresë në media.

Megjithatë një tjetër familje kosovare mund të bëhet e para në botë me tre vëllezër, që aktivizohen në tre përfaqësuese të ndryshme.

Ajo është familja Ajeti, teksa mbrojtësi Arlind Ajeti është pjesë e Shqipërisë, ndërsa sulmuesi Albian Ajeti i është bashkuar Zvicrës.

Vëllai binjak i Albionit, Adonis Ajeti, ka luajtur deri tani me ekipet përfaqësuese zvicerane, por raportohet se do të zgjedhë të përfaqësojë në të ardhmen Kosovën.

Ky do të ishte rast unik në botë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: