Raporti: Koncesionet PPP, Shqipëria vendi me më shumë kontrata në rajon

Raporti: Koncesionet PPP, Shqipëria vendi me më shumë kontrata në rajon
Shqipëria rezulton se është vendi me më shumë kontrata të Partneritetit Publik Privat, që prej vitit 2001. Numërohen plot plot 11 të tilla të përmbyllura, më shumë se çdo vend tjetër i rajonit.

Këto janë të dhënat e fundit që ka publikuar një raport i Kornizës për Investim e Ballkanit Perëndimor, UBIF, sipas të cilit, rezulton se vetëm Shqipëria duket se ka ndryshuar në drejtim të PPP-ve, pasi i ka shtuar kontratat e këtij lloji vit pas viti, krahasuar me 5 vendet e tjera të rajonit.

Nga ana tjetër, raporti e vë theksin kryesisht tek një ndër problematikat kryesore të kësaj forme financimi; ofertat e pakërkuara, dhe në këtë rast Shqipëria nuk kishte si të mos ishte shembulli kryesor.

Duke shtuar se ofertat e pakërkuara ka shumë pak gjasa që të prodhojnë në vepër që t`ia vlejë, pra që paratë e financuara të justifikojnë veprën publike.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: