Qirinjtë e ndezur, u vënë zjarrin varrezave të fshatit në Kurbin

Qirinjtë e ndezur, u vënë zjarrin varrezave të fshatit në Kurbin
Qirinjtë e ndezur si ritual mbi varret e të ndjerëve nga familjarët kanë shkaktuar zjarr në varrezat e fshatit Dilbnisht në Kurbin duke i djegur plotësisht bimësinë përreth.

Zjarrfikësit janë njoftuar nga banorët dhe kanë mbërritur aty menjëherë dhe pas vetëm disa orësh kanë arritur të shuajnë flakët.

Policia sqaron se zjarri ka rënë rreth orës 17:00 dhe flakët kanë djegur 90% të bimësisë dhe shkurreve në atë terren.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë Kurbin për rehabilitimin e gjithë varrezave të dëmtuara.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: