Qeveria ngre zyrtarisht Agjencinë Kombëtare të Falimentimit

Qeveria ngre zyrtarisht Agjencinë Kombëtare të Falimentimit
Agjencia Kombëtare e Falimentimit, një projekt që po përflitet prej kohësh, duket se tani do të jetë një realitet. Dhe kjo, pasi qeveria ka miratuar një vendim të posaçëm për ngritjen e saj.

“Agjencia ka si mision sigurimin dhe përdorimin e mjeteve efikase për të ruajtur ligjshmërinë e procedurave të falimentimit, duke mbikëqyrur aktivitetin e administratorëve të falimentimit”, argumenton qeveria përmes kësaj VKM-je.

Duke shtuar se ajo mbikëqyr dhe drejton procesin e falimentimit duke inkurajuar zbatimin efiçent e të shpejtë në përputhje me ligjin e ri, që tashmë ekziston për falimentimin si të tillë, që prej dy vitesh.

Ndërsa ai i mëparshmi, i zyrtarizuar që në vitin 2002, i cili trajtonte gjendjen e paaftësisë paguese u ndryshua, pasi ai nuk regjistroi raste të falimentimit. Ai ishte i bazuar në një ligj gjerman dhe nuk zgjidhi asnjë çështje. Dhe kjo, pasi ai nuk bazohej edhe në mundësinë e rehabilitimit apo të rikuperimit të një ndërmarrjeje, teksa një mundësi e tillë parashikohet nga pikëpamja tregtare.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: