Qeveria hedh në ankand 1913 prona publike, kryesisht depo, magazina dhe ish-reparte ushtarake

Qeveria hedh në ankand 1913 prona publike, kryesisht depo, magazina dhe ish-reparte ushtarake
Qeveria ka urdhëruar nisjen e një operacioni të gjerë për të shitur apo dhënë me qira gjithçka që ka mbetur nga pronat publike.

Ministria e Financave ka nxjerr në ankand plot 1913 objekte shtetërore të cilat janë publikuar në faqen e saj zyrtare, të shoqëruara me vendndodhjen e pasurisë dhe institucionin shtetëror që e ka në pronësi. Pjesa dërrmuese e pronave janë nxjerrë në shitje, ndërkohë që disa prej tyre do të lihen me qira.

Bëhet fjalë për ambientet e ish uzinave, fabrikave e ndërmarrjeve shtetërore të epokës së komunizmit, magazina, depo, ndërtesa, si dhe një numër i konsiderueshëm, ish repartesh ushtarake.

Të ardhurat nga shitja e pronave janë llogaritur të shkojnë për llogari Agjencisë së Trajtimit të Pronave, si fond kompensimi për pronarët. Për një pjesë të tyre ka pasur edhe përpjekje të mëparshme për t’u privatizuar, por pa sukses.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: