Qeveria akordon fondin shtesë 35 milionë lekë për godinën e Policisë së Shtetit

Qeveria akordon fondin shtesë 35 milionë lekë për godinën e Policisë së Shtetit
Qeveria ka akorduar një fond shtesë prej 35 milionë lekë për ndërtimin e godinës së Policisë së Shtetit.

Fondi është nxjerrë nga rishpërndarja e buxhetit 2018, duke iu pakësuar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe shtuar buxhetit të Ministrisë së Brendshme.

Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi që hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: