Qarkullonte shuma të mëdha eurosh në muaj, goditet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës

Qarkullonte shuma të mëdha eurosh në muaj, goditet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës
Tre shqiptarë kanë përfunduar në burg dhe dy italianë, nën arrest shtëpiak pasi dyshohet se ishin pjesë e një bande të trafikut të drogës.

Mediat italiane shkruajnë se policia shkatërrojë një bandë trafikantësh droge me qendër në Padova, por që e kishte zgjeruar fushën e aktivitetit të saj edhe për Bassano dhe krahinat e Treviso dhe Venedik, duke qarkulluar më shumë se 100 mijë euro në muaj.

Ata u identifikuan pas disa informacioneve se u shisnin lëndë narkotike të rinjve në rrugë dhe në disa vende publike në Padova. Gjatë kontrolleve, janë kapur bllokuar një kilogram marihuanë, 225 gram kokainë dhe 1.000 euro para të thata.

Policisë kishte evidentuar blerës të shumtë, përfshirë edhe disa banorë të krahinave të Trevisos dhe Vicenzas.

/l.k./

Marrë nga corrieredelveneto.corriere.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: