PUNIMET/ Bllokohet rruga e Prezës, sot devijohet trafiku që tek kthesa e Doganës

PUNIMET/ Bllokohet rruga e Prezës, sot devijohet trafiku që tek kthesa e Doganës
Aksi rrugor Vorë - Kthesa Rinas - Fushë Krujë do të jetë i bllokuar nga sot.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punimet për rehabilitimin e këtij segmenti që ka patur problematika të theksuara.

Gjatë 45 ditëve në vijim, në këtë aks rrugor nuk do të jetë i mundur kalimi i mjeteve.

Në rrugë janë vendosur tabelat e sinjalistikës provizore që orientojnë drejtuesit e mjeteve për devijimin e trafikut.

Gjatë kryerjes së punimeve, do të prishet shtresa ekzistuese e asfaltit të rrugës, do të rishtohet me çakull dhe stabilizant dhe pastaj do të riasfaltohet.

ARSH ka bërë të ditur se, me përfundimin e punimeve, do të ketë sinjalistikë të plotë rrugore dhe masa për sigurinë në qarkullim. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: