Prangoset shoferi, shkaktar i plagosjes së 4 personave në aksidentin në Butrint

Prangoset shoferi,  shkaktar i plagosjes së 4 personave në aksidentin në Butrint
Drejtuesi i një mjeti të përfshirë në një aksident me plagosjen e katër persona u prangos pasi ekspertiza e ka nxjerrë fajtor të përplasjes së dy automjeteve dje në aksin Butrint-Ksamil.

Policia sqaron se shoferi i arrestuar konsideruar përgjegjës për aksidentin.

“Arrestohet në flagrancë shtetasi: L. H., 33 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas më datë 11. 09. 2018, në aksin rrugorë Butrint-Ksamil, duke drejtuar automjetin tip 'Benz', ka goditur automjetin tip 'Shevrolet', me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç, banues në Ksamil, ku si pasojë janë dëmtuar 4 shtetasit e mëposhtëm të cilët ndodheshin pasagjerë në të dy mjetet e përfshira në aksident: R. H., 34 vjeçe, N. H., 61 vjeçe, R. H., 61 vjeç, M. L., 78 vjeçe.

Të katër të lënduarit, me banim në lagjen nr. 4 Sarandë, u dërguan në Tiranë për mjekim më të specializuar, ku ndodhen në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", neni 290 i Kodit Penal”, njofton zyrtarisht policia.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: