Praktika profesionale për mësuesit, 13 shtatori afati i fundit

Praktika profesionale për mësuesit, 13 shtatori afati i fundit
Të gjithë ata mësues të cilët dëshirojnë të ndjekin praktikën profesionale në shkollat e Tiranës, duhet që deri në datën 13 shtator të kenë përfunduar dorëzimin e dokumentacionit përkatës, në këtë kundërt duhet të presin vitin e ardhshëm.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Arsimore në Tiranë, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentacionin për aplikimin e zhvillimit të praktikës profesionale për vitin shkollor 2018-2019, nga data 03.09.2018-13.09.2018 çdo ditë, ora 08:00 –15:00 dhe ditën e premte nga ora 08:00 -13:00, nëpërmjet një zarfi të mbyllur, pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale të Qytetit Tiranë.

Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë detyrimisht të gjithë kandidatët që dëshirojnë të kryejnë praktikën profesionale, do të jetë:

Kërkesë për zhvillimin e praktikës profesionale pranë DART (sipas shtojcës 5); CV e praktikantit; fotokopje e noterizuar e dokumentit të identifikimit; fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave të studimeve universitare të ciklit të parë (Bachelor); fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave të studimeve universitare të ciklit të dytë “master shkencor” dhe /ose “master profesional” në mësuesi; raport mjeko-ligjor; vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale; dokument i vendbanimit (aplikantët duhet të jenë banorë të qytetit të Tiranës).

Mungesa ose parregullsia në dorëzimin e një dokumenti, sjell s’kualifikimin e aplikantit.

Lista e IAPP-së ku praktikanti do të fillojë praktikën profesionale, shpallet në mjediset e DART, si dhe në adresën zyrtare të këtij institucioni.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: