PDIU vendosi të negociojë me PD-në për koalicion, kreu i PBDNJ takon Bashën

PDIU vendosi të negociojë me PD-në për koalicion, kreu i PBDNJ takon Bashën
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka takuar sot kreun e PD-së, Lulzim Basha në zyrën e këtij të fundit.

Takimi mes tyre vjen vetëm pak ditë pasi PDIU vendosi të negociojë me selinë blu për një koalicion të mundshëm me ta.

Në një deklaratë për mediat Dule tha se PBDNJ do të vazhdojë të jetë në një koalicion me PD dhe se në takim me kreun e PD, Lulzim Basha janë analizuar qëndrimet dhe nismat e marra nga PD dhe aleatët.

“Pas një mungese të shkurtër nga ana ime ishte e domosdoshme takimi për të analizuar qëndrimet dhe nismat e marra nga PD dhe aleatët e vet. Rrjedhimisht në një agjendë të tillë është kuptueshme që temat për diskutim ishin të shumta. PBDNJ është një parti me një profil të theksuar, që në aktivitetin e vet politik karakterizohet nga kosekuenca në atë sistem vlerash dhe parimesh që nga themelimi i saj dhe për rrjedhojë nuk besoj se ka për interpretime përtej asaj tradicionales. Ne jetën politike Vangjel Dule nuk ka asnjë kuptim nëse nuk është në shërbim të një platforme të caktuar, idealesh, vlerash dhe parimesh”, deklaroi kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: