Njoftuan banorët, sekuestrohen armë zjarri dhe municione në Librazhd

Njoftuan banorët, sekuestrohen armë zjarri dhe municione në Librazhd
Katër armë zjarri dhe municione luftarake u kapën në një banesë në fshatin Dorëz në Librazhd.

Policia sqaron se kishte marrë informacione nga komuniteti se në fshatin Dorëz, Librazhd, në një banesë kishte armë zjarri dhe për këtë organizuan punën për verifikimin e informacionit.

Gjatë kontrollit në territorin e banesës së shtetasit Shaban Hidri, 51 vjeç, banues në këtë fshat, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri ( 2 automatik dhe 2 pushkë), si dhe 140 fishkë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Shaban Hidri për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: