Nis shkolla, rikthehet kufizimi i qarkullimit të disa automjeteve

Nis shkolla, rikthehet kufizimi i qarkullimit të disa automjeteve
Nga data 17 shtator, me fillimin e vitit të ri shkollor, rikthehet edhe kufizimi i qarkullimit për mjetet që kryejnë furnizimin e dyqaneve nga ora 7 deri në 9 të mëngjesit.

Kreu i bashkisë së Tiranës,  Erion Veliaj, gjatë takimit me drejtorët e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, theksoi se kjo masë  ndërmerret për t’i ardhur në ndihmë prindërve dhe nxënësve, që ata të mbërrijnë në kohë në shkollë, duke pasur një fluks  më të ulët  trafiku.

“Do të rifusim në veprim regjimin e ri të trafikut, me orare për të shmangur qarkullimin e kamionëve dhe fugonëve në kohën kur nxënësit shkojnë në shkollë; po ashtu, edhe institucionet të mos shkojnë të gjitha në orën 8:00 në punë. E kam thënë, nuk mund të vlejnë patatinat dhe çamçakizat, më shumë se fëmijët. Të shkojnë njëherë fëmijët në shkolla, pastaj fugonët mund të bëjnë dërgesat e tyre, para orës 7:00 ose pas orës 9:00, që të mos kemi kaos në trafik.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: