Ngiste i dehur makinën dhe bën aksident, arrestohet shoferi

Ngiste i dehur makinën dhe bën aksident, arrestohet shoferi
Një aksident në kryeqytet përfundoi me arrestimin e shoferit pasi u konstatua se ai e drejtonte mjetin ne gjendje të dehur.

Policia sqaron se ka arrestuar në flagrancë A. H., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Durrësit”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues E. T., 26 vjeç, banues në Durrës, ku për pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjetin “Volkswagen”, S. L., 34 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: