Nesër nis faza e dytë e aplikimeve në universitete, më shumë kuota të lira në inxhinieri

Nesër nis faza e dytë e aplikimeve në universitete, më shumë kuota të lira në inxhinieri
Të shtunën rihapen aplikimet për në universitet. Tetë mijë kandidatë për studentë janë në pritje të degës së parapëlqyer.

Ndërkohë, me mbylljen e fazës së parë të regjistrimeve, fakultetet më të pëlqyera janë ato të mjekësisë ndërsa kuota bosh më shumë kanë inxhinieritë.

Nga 16 mijë e 300 maturanatë që u regjistruan në institucionet e arsimit të lartë në vend në raundin e parë 15% e tyre zgjodhën universitete private.

Ndërkohë që 8 mijë kandidatë për studentë nuk e gjetën veten në programet e studimit që iu dolën në këtë fazë apo nuk patën mundësi, presin të ripalikojnë nga nesër në portalin u-albania.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: