Ndodh te ne, por jo në Europë, fëmijët mbi 6 vjeç duhet të paguajnë biletë autobusi

Ndodh te ne, por jo në Europë, fëmijët mbi 6 vjeç duhet të paguajnë biletë autobusi
Prej disa ditësh në të gjitha linjat e autobusëve është afishuar njoftimi për pajisjen me biletë për të gjithë fëmijët mbi 6 vjeç. Pavarësisht se ky vendim është marrë disa vite me parë, operatorët kanë kërkuar zbatimin e tij, pasi kostot janë rritur ndjeshëm. Në rast se gjatë kontrolleve të ushtruara do të konstatohen fëmijë pa bileta do të aplikohen gjobat për shoqëruesit e tyre.

Drejtori Teknik i Shoqatës së Transportit Publik, Kujtim Hashorva thotë se këtë herë ndaj atyre që nuk e respektojnë vendimin do të merren masa penalizuese.

“Në kushtet kur shpenzimet e udhëtimit janë rritur, shpejtësia e lëvizjes, çmimi i karburantit, duke bërë një analizë, operatorët kanë ndërmarrë të gjitha masat. Nuk do të gjobitet fëmija, por ai që e shoqëron” pohon Harshova.

Por kjo përkthehet në kosto shtesë për familjet, fëmijët e të cilëve duhet të frekuentojnë transportin publik për të shkuar në shkollë apo veprimtari të tjera. Ata e kundërshtojnë vendimin dhe e cilësojnë të padrejtë.

Por çfarë ndodh në Evropë? Në Luksemburg që prej gushtit të këtij viti, çdo fëmijë dhe i ri nën moshën 20 vjeç mund të përdorë transportin publik falas, madje pa qenë të detyruar të tregojnë kartën e identiteti për të vërtetuar moshën e tyre. Në Itali fëmijët nën 10 vjeç nuk kanë nevojë të pajisen me biletë ndërsa më të rriturit paguajnë një çmim të reduktuar.

Por a mund të ndiqen këto politika edhe në Shqipëri?

Për drejtuesit e Shoqatës së Transportit publik kjo gjë mundtë bëhet e mundur vetëm në rastet kur shteti mund të bëjë rimbursimin sikurse ndodh me kategoritë e tjera.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: