Ndërtimi po vjen në rënie, edhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme

Ndërtimi po vjen në rënie, edhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme
Në ndryshim nga disa vite më parë, kur ai ishte një sektor mjaft i rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe ndikonte mjaft në rritjen e saj, ndërtimi si i tillë, të paktën aktualisht duket se e ka humbur një rol të tillë.

Këtë e konfirmojnë të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave, sipas të cilave rezulton se gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, aktiviteti i ndërtimit pati rënie me nivelin prej 2.16%.

Dhe në lidhje me këtë, duket se ndikim ka patur edhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme, i cili ka shënuar një rritje mjaft të vogël gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, deri -0.03%.

Më tej, një sektor që bie në sy për ndikimin e tij gjithmonë e më të ulët të tij në ekonominë vendase, është edhe ai i bujqësisë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: