MUAJ TURISTIK/ Gushti më i shtrenjtë në transport, argëtim edhe hoteleri

MUAJ TURISTIK/ Gushti më i shtrenjtë në transport, argëtim edhe hoteleri
Muaji gusht mbahet edhe si ndër muajt kryesorë të sezonit turistik të vendit. Dhe si i tillë presupozohet që të ofrojë çmime të favorshme për shërbimet, argëtimin apo edhe hotelerinë si të tillë.

Por duket se edhe këtë vit, njësoj, edhe gjatë vitit të kaluar, ato kanë qenë më të larta, sidomos në dy grupet e larta. E duke treguar kështu se si turistëve vendas, edhe atyre të huaj, u ka kushtuar më shumë, krahasuar me vjet, që të kalojnë pushimet e tyre në vendin tonë.

Konkretisht, referuar të dhënave të Institutit të Statistikave rezulton se gjatë muajit në fjalë çmimet për grupin “Argëtim dhe kulturë” u rritën deri në nivelin prej 3.4%.

Kurse ato për transportin janë rritur deri në 2.3%,pasuar edhe nga rritja e çmimeve të shërbimit hotelier, apo edhe kafe, restorante, që arritën deri në nivelin prej 1%.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: