Memolla, ëndrra për rikthimin në Kombëtare

Memolla, ëndrra për rikthimin në Kombëtare
Hysen Memolla i rikthehet ekipit të parë kroat pas dënimit

Hysen Memolla, lojtar i Hajduk Split në Kroaci, pas largimit nga ekipi i parë, humbi edhe vendin në Kombëtare.

Pak javë më parë, skuadra e Hajdukut me vendim të trajnerit dhe Drejtorit Sportiv, vendosën të dërgojnë Memollën dhe tre futbollistë të tjerë të stërviten me ekipin e dytë.

Futbollisti i kombëtares e pranoi vendimin për t`u stërvitur me ekipin e dytë të Hajduk Split, por u fol për një largim të mundshëm të tij.

Ndoshta nga ky reflektim, drejtuesit e klubit kroat ndryshuan mendim dhe Hysen Memolla, i është rikthyer ekipit të parë.

Ai pas rikthimit në ekipin e parë të Hajduk Split shprehet po aq optimist për një rikthim edhe në radhët e Kombëtares kuqezi.

“Ndjehem mirë me rikthimin dhe po aktivizohem. Edhe situata te klubi është më mirë. Shpresoj që sa më shpejtë të rikthehem dhe të ndihmoj edhe Kombëtaren”- u shpreh Memolla.

Për “Albanian Free Press” ai nuk e fshehu gëzimin kur u bë pjesë e kuqezinjve.

“Ëndrra e çdo futbollisti shqiptar është që të përfaqësojë fanellën e Kombëtares. Pasi e provova një gjë të tillë, sfidë për mua për të ardhmen është që të rifitoj besimin dhe të bëhem pjesë pse jo e formacionit bazë.”

Gjatë ndeshjeve të fundit të Kombëtares kuqezi ka pasur paqëndrueshmëri në radhët e ekipit ku askush, as ata që fituan eksperiencë, nuk e kanë më vendin e sigurt.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: