Mbeti në mes të detit, shpëtohet anija turistike gjermane

Mbeti në mes të detit, shpëtohet anija turistike gjermane
Një anije gjermane me vela, me 4 persona në bord, u ndihmua të rimorkiohej në Portin e Durrësit nga anija ‘Briza’ e Forcës Detare, pasi kishte pësuar defekt në “mes të detit”, ujërat territoriale shqiptare.

Në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se anija turistike ‘Foxtrot’ kishte pësuar defekt në sistemin e drejtimit dhe kërkoi ndihmë duke njoftuar Forcën Detare kur e kishte fare të pamundur lundrimin.

Anija shqiptare ‘Briza’ kreu rimorkimin e anijes gjermane, duke u shpëtuar nga mbytja 4 marinarët në bordin e saj.

Gjatë operacionit në ndihmë të anijes gjermane asistuan edhe mjete detare të policisë kufitare, si dhe pilotazhit të Portit të Durrësit.

"Forca Detare shqiptare, në mënyrë të vazhdueshme është angazhuar në operacione të ndryshme të dhënies së ndihmës në det personave, por dhe mjeteve lundruese në rrezik", shkruhet në njoftimin e diksterit të Mbrojtjes.

/l.k./

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: