Maskë për thembra të buta

Maskë për thembra të buta
Nëse lëkura e këmbëve nuk trajtohet në mënyrë të duhur, gjasat janë të mëdha që tani keni probleme, të cilat guri i thjeshtë për thembra nuk mund t’i zgjidhë.

Për fat të mirë, ekzistojnë produkte shtëpiake e të pakushtueshme të cilat mund t’ju ndihmojnë që të keni këmbë të buta dhe atë shumë më lirë sesa preparatet e shtrenjta kozmetike. Këtë proces mund ta bëni shumë lehtë dhe me ndihmën e tij do të zgjidhni shpejt dhe shëndetshëm problemin e lëkurës së trashë tek thembrat.

Përbërësit:

-5 tableta aspirinë

-Lëng i freskët i dy limonëve

-Dy qese plastike për këmbë

Procedura:

I shtypni mirë tabletat deri kur të bëhen pluhur

I përzini mirë me lëngun e limonit dhe përzierjen e ndani në dy qese

I futni këmbët në qese, i lidhni ato dhe i futni në legen në mënyrë që lëngu të mos derdhet

I mbani ashtu 15-20 minuta

I nxirrni këmbët nga qeset dhe i shpëlani me ujë të vakët

I thani këmbët me peshqir dhe i trajtoni me gurë për thembra

Fërkojini këmbët me një shtresë të trashë kremi hidratues

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: