Maskë pastruese me kos dhe tërshërë

Maskë pastruese me kos dhe tërshërë
Përbërësit

1 lugë kos natyral

1 lugë miell tërshëre

1 lugë lëng limoni

1 lugë majdanoz

Përgatitja

Vendosni kosin dhe majdanozin në blender deri sa të vëreni që është formuar një masë e lëngshme ngjyrë jeshile.

Ah, të mos harrojmë kjo mund të jetë dhe shumë e mirë për t’u pirë.

Hidhni në pjatë të gjithë përbërësit me radhë deri sa të krijohet një masë homogjene, vendoseni atë mbi fytyrë duke mos lyer pjesën afër syve.

E lini trajtimin të qëndrojë 15-20 minuta, në fund shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: