Maskë me aspirinë dhe lëng limoni

Maskë me aspirinë dhe lëng limoni
Me sa duket aspirina është një medikament me të vërtetë i mrekullueshëm në shërimin dhe pastrimin e akneve. Aspirina ka acid salicilik i cili është shumë efikas për lëkuren, ndërsa limoni ka  lëng me acid citrik me përbërës anti-bakterial, shumë i mirë për një lëkurë që është e acaruar nga aknet. Ndërsa mjaltin e përdorni si zbutës, sodën e bukës e përdorni si pastrues të lëkurës për të hequr maskën.

Koha që do t’ju nevojitet për të përgatitur këtë maskë është vetëm 7 minuta.

Përbërësit:

3-6 aspirina

1 limon

1 sodë buke për t’u pjekur

1 filxhan ose gotë xhami për të shtypur aspirinën

Mjaltë të shkrirë

Përgatitja:

Sipas madhësisë së fytyrës mund të merrni edhe aspirinat, zakonisht 3-6 copë janë të mjaftueshme. I hidhni në një dërrasë me ndihmën e gotës i shtypni deri sa të thërrmohet, pastaj i hidhni në një tas. Shtojmë me radhë lëngun e limonit, sodën e bukës, mjaltin, i përziejmë së bashku deri sa të krijohet një pastë e njëtrajtshme dhe e vendosni mbi fytyrë. Maskën e lini të qëndrojë deri sa të jetë tharë. Nëse keni akne të shumta vendosni më shumë nga maska e krijuar dhe e lini të qëndrojë më gjatë. Hiqeni maskën me ujë të vakët, ose me një copë e cila është lagur me parë në ujë me sodë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: