Maska zbardhuese me maja

Maska zbardhuese me maja
Kjo maskë jo vetëm që e zbardhë mirë lëkurën, por edhe e ushqen. Duhet marrë 20 g maja dhe ta përziejmë me 2 lugë të kafes lëng limoni. Mund të përdoret edhe lëngu i grejpfrutit. Pas kësaj, pasi që ta kemi përzier maskën, e vendosim enën e saj në një enë me ujë të nxehtë, ku duhet që të qëndrojë 2-3 minuta. E vendosim këtë maskë në fytyrë dhe qafë dhe e lëmë që të veprojë për 20 minuta. Maska duhet të shpëlahet me ujë të ngrohtë, ku më pas vendoset maska hidratuese.

Nuk duhet ta teprojmë me maska. Maska me maja është përzgjedhje ideale për fytyrën tuaj nëse e përdorni 1-2 herë në javë.

Majaja është e mrekullueshme jo vetëm për kujdes ndaj fytyrës, por edhe flokëve.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: