Maska për flokë me probleme

Maska për flokë me probleme
Maskë me vezë dhe vaj ulliri

Duhet të dini se vaji i ullirit dhe veza janë përbërës ushqimore që ndikojnë shumë në forcimin e flokut tonë. Veçanërisht miksimi që arrihet mes të verdhës së vezës dhe vajit të ullirit, i cili preferohet të jetë i prodhuar në vend. Për flokët e shkurtër përdoren tre të verdha veze dhe tre lugë vaj ulliri. Pasi e verdha e vezës me vajin e ullirit miksohen, vendosen mbi flokë me anën e një furçë flokësh, në çdo sasi floku dhe lihet në të për 60 minuta. Pas kësaj, floku lahet me ujë të ngrohtë duke fituar kompaktësi, ushqim dhe shkëlqim. Për flokët e gjatë përdoren gjashtë të verdha veze dhe gjashtë lugë vaj ulliri dhe mbahet për një orë dhe me pas lahet me ujë të nxehtë.

Maskë me qumësht

Një maskë shumë e mirë është edhe përdorimi i qumështit të lopës. Pasi e keni zier qumështin mund të lagni gjithë gjatësinë e flokëve dhe ta mbani mbi flokë për një orë. Më pas flokët lahen me ujë të ngrohtë. Kjo maskë i jep flokut shkëlqim dhe e bën më të fortë e të shëndetshëm.

Hithra

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Në kozmetikë, hithra ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: