Makina përplas 11-vjeçarin në Fier, i mituri niset për Tiranë në gjendje të rëndë

Makina përplas 11-vjeçarin në Fier, i mituri niset për Tiranë në gjendje të rëndë
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku një 11-vjeçar mbeti i plagosur nga një automjet.

Aksidenti u shënua në orën 15:10 në rrugën Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim.

"Shtetasi A.Xh, 33 vjeç, banues në Seman, duke drejtuar mjetin tip "Skoda”, ka aksidentuar shtetasin e mitur M.G, 11 vjeç, banues në fshatin Dërmënas Fier, të cilin e ka shoqëruar në Spitalin Rajonal Fier" informon policia.

I mituri pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Fierit u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale .

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: