Liberalizimi i vizave për Kosovë, Meta dhe Kryemadhi përshëndesin vendimin

Liberalizimi i vizave për Kosovë, Meta dhe Kryemadhi përshëndesin vendimin
Parlamenti Evropian dha sot dritën jeshile për liberalizimin e vizave për Kosovën. Lidhur me këtë lajm  ka reaguar Presidenti shqiptar Ilir meta si dhe kryetarja e Lidhjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.

“Urime Kosovë!  Përshëndes vendimin e Parlamentit Europian për t’i hapur dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën!  Mesazh i qartë i perspektivës së saj europiane! Shumë i gëzuar për këtë lajm të jashtëzakonshëm dhe arritje të madhe të popullit dhe të shtetit të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon!,”shkruan në mesazhin e tij kreu i shteti, Ilir Meta.

"Lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj. Parlamenti Europian i hap dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën, duke dhënë kështu një mesazh të qartë të perspektivës së saj europiane.

Kosova në gjithë sakrificat e saj do duhej t’i ishte bashkuar shumë më herët të drejtës për të lëvizur të lirë e pa barriera.

Uroj që edhe Këshilli Europian të miratojë sa më parë këtë rekomandim të Parlamentit Europian, për t’i hapur rrugë më pas bashkëpunimit të mëtejshëm të rajonit tonë me Bashkimin Europian", shkruan Kryemadhi në postimin e saj.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: