Lexoni sot, 14 Shtator 2018, në gazetën e përditshme "Albanian Free Press"

Lexoni sot, 14 Shtator 2018, në gazetën e përditshme "Albanian Free Press"
PSE PO VETËVRITEN SHQIPTARËT?

Nga viti në vit, po rritet frikshëm numri i atyre që po zgjedhin vetëvrasjen si rrugën e vetme për situatat e rënda ku ndodhen. Vetëm brenda tre viteve në Shqipëri janë vetëvrarë 659 persona, kurse në botë 1 për çdo 40 sekonda. Ndërsa tentativat për vetëvrasje janë edhe më shumë, deri 25 herë. Presidentja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska apelon se të gjithë kemi mundësi të parandalojmë vetëvrasje. Por edhe se të pranosh mungesën e mirëqenies psikologjike nuk është turp. “Duhet të mësojmë të dallojmë shenjat e një personi, i cili ka nevojë për ndihmë që në hapat e para, pa e lënë situatën të agravohet”, pohon ajo për “Albanian Free Press”...

 

OPINION

PRAPË U MBLODHËN “ATA”

Nga FRROK ÇUPI

“Ata” quhen në të folmen e ditës, të gjithë kundërshtarët politikë që një ditë mblidhen për të rrëzuar qeverinë. Ky moment vjen herë në fund të një legjislature, herë në një periudhë kur opozitarët mendojnë se qeveria është e dobët dhe mund t’i zënë vendin. Herën e kaluar kur “ata” u mblodhën dhe themeluan këtë “zakon politik”, ka ndodhur në vitin 2013. Opozita e majtë në atë kohë lëshoi thirrjen, që të mblidhen të gjithë për rrëzimin e qeverisë së djathtë demokratike. Disa zëra majtistë në media, duke dashur t’i japin zjarr thirrjes, thanë se duheshin mbledhur “të gjithë qelbësirat”. Në moralin politik hyri si një fjalor i përditshëm “të gjithë qelbësirat”, që nënkuptonte se edhe sikur me forca të pavlerë, ose edhe antivlerë, të mblidhemi kundër qeverisë...

 

EKONOMI

Zak Topuzi: Nuk po na vijnë turistë të pasur që paguajnë, hotelet s’mjaftojnë

INTERVISTA/ Flet kreu i Shoqatës së Hotelerisë Shqiptare, Zak Topuzi: “Ka përpjekje për uljen e taksave në hoteleri, mirëpo nuk ka ndonjë investitor potencial në horizont. Kjo tregon që nuk mjaftojnë vetëm këto. Porse duhen edhe politika të tjera stimuluese, që rajoni i ka bërë me kohë”

 

FLET PREFEKTI I DIBRËS

Nexhbedin Shehu: Duhet një administratë që nuk ka frikë sa herë vijnë zgjedhjet

INTERVISTA/ Flet Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu: “Ditët më të vështira, zakonisht kanë qenë ditët kur kemi patur përmbytje apo bllokim rrugësh dhe kur i sheh njerëzit në nevojë e mjetet janë gjithmonë jo të mjaftueshme. Por ditën më të vështirë, e kam patur në përballje me qytetarët e disa fshatrave në Bulqizë, që protestonin kundër një kompanie”

 

“ANTENA JASHTË FAMILJES”

Kristiano Ronaldo ndau Shpëtim Idrizin nga Rama

“Antena Jashtë Familjes” vjen sot me një lajm të mirë. Shkrimtari ynë i shquar, shoku Ismail Kadare ka folur për rrezikshmërinë në shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Themi lajm i mirë, pasi fakti që Ismaili foli tregon që nuk është sëmurë, siç menduam se ishte kur lindi çështja e Kullave te Teatri. Më atë rast, Kadareja nuk foli dhe e mori çështjen me sportivitet.

E meqë ra llafi te sporti. Antena jonë ka mundur që të kapë bashkëllafosjen e bërë para disa ditësh, midis udhëheqësit Edi Rama dhe Ronaldo futbollistit.

 

SUPLEMENTI EXTRA

PORTRET/ Antoneta Papapavli, fisnikja e skenës dhe ekranit

INTERVISTA/ Marin Orhanasi: Teatri legjendar jo nga ndërtesa por nga emrat e mëdhenj

PËRSIATJE

ALBANA DHE JORIDA!

Nga JUELA MEÇANI

LEXONI GAZETËN E PLOTË DIGJITALE FALAS!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: