Lëkura pas verës, si të ruash nxirjen deri në stinën e dimrit?

Lëkura pas verës, si të ruash nxirjen deri në stinën e dimrit?
Ne e pëlqejmë lëkurën tonë pas pushimeve. Edhe pse nuk kemi shpenzuar të gjithë ditën në rrezet e diellit, apo shtrirë në shezlong me siguri krahët dhe fytyra kanë marrë nuancë si të “puthur nga dielli”. Mjafton një ecje buzë detit apo mëngjes në një tarracë me diell që të merrni një shkëlqim diellor për lëkurën.

Një nxirje e lehtë e lëkurës na bën të dukemi më sharmant, tërheqës dhe më të shëndetshëm.

Si ta mbajmë me gjatë ngjyrën e lëkurës?

Kujdesi i veçantë duhet treguar për mbajtjen e ngjyrës. Së pari, lëkura ka nevojë për hidratim specifik pas verës. Dielli, uji i detit, era na pëlqejnë shumë, por nuk sjellin vetëm të mira lëkurës.

Nëse gjatë pushimeve tuaja nuk keni aplikuar rregullisht kremin e trupit, mos e vononi atë më gjatë! Aplikimi i hidratuesit çdo ditë mund të ndihmojë lëkurën të rigjenerohet dhe të mbajë shkëlqimin e verës. Mos i perceptoni ritualet tuaja të kujdesit si detyrim të pakëndshëm, por më tepër si një kënaqësi.

Nëse zgjidhni hidratues me arrë kokosi, aroma e kokosit dhe gjalpit të kakaos do t'ju transportojë menjëherë në një plazh tropikal. Pas banjës ju mund të përdorni vaj ushqyes me grimca të arta që ndriçon lëkurën tuaj dhe e lë atë të butë.

Tregoni kujdes special për këmbët pas periudhës së verës, sidomos kur thembrat duken të thata edhe të çara. Rekomandojmë gjithashtu të evidentoni njolla apo shenja në lëkurë dhe nëse i keni, të konsultoni me doktorin!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: