KUPA E SHQIPËRISË/ Kalojnë të mëdhatë, përcaktohen çiftet e turit të dytë

KUPA E SHQIPËRISË/ Kalojnë të mëdhatë, përcaktohen çiftet e turit të dytë
Dje u zhvilluan ndeshjet e turit të parë eliminator të Kupës së Shqipërisë, ku diktati u vendos nga ekipet e Superiores.

Skënderbeu fitoi 3-0 me Veleçikun, Partizani 1-0 me Tërbunin, Kukësi 2-0 me Orikumin, Tirana 4-1 me Ilirinë, Laçi 5-0 me Naftëtarin dhe Flamurtari u kualifikua më me vështirësi, pas golit të Alvesh në fund të ndeshjes kundër Shkumbinit.

Edhe Teuta fitoi 3-0 ndaj Turbinës, si dhe Luftëtari 4-0 ndaj Vorës.

Në turin e dytë janë përcaktuar edhe çiftet përkatëse:

Grupi A, Turi i dytë:

Besëlidhja-Skënderbeu

Egnatia-Luftëtari

Korabi/Kastrioti-Partizani

Burreli/Vllaznia-Kamza

Grupi B, Turi i dytë:

Apolonia-Kukësi

Tomori-Laçi

Tirana-Flamurtari

Lushnja-Teuta

Shpërndajeni me miqtë tuaj: