Kredia për bizneset, në rënie për gjysmën e parë të vitit

Kredia për bizneset, në rënie për gjysmën e parë të vitit
Kredia për biznesin e madh është në rënie edhe gjatë këtij viti.

Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të qershorit, portofoli i kredisë për biznesin kishte vlerën e 176 miliardë lekëve.

Krahasuar me një vit më parë, ky lloj treguesi ka rënë me nivelin prej 7.3%, ndërkohë që është në vlerat më të ulëta që prej vitit 2011.

Sakaq, kredia për biznesin e madh ka vlera më të larta dhe bankat janë konservatore në ekspozime të mëdha tek klientë të veçantë.

Teksa ngërçi i kreditimit të bizneseve duket se është ndër shkaqet kryesore përse totali i kredisë për ekonominë nuk po rritet as këtë vit.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: