Kotzias: Rama-Meta bllokuan marrëveshjen Shqipëri-Greqi

Kotzias: Rama-Meta bllokuan marrëveshjen Shqipëri-Greqi
Ministri i Jashtëm grek takohet me homologun gjerman, bisedojnë për marrëveshjen e Prespës dhe atë me Shqipërinë. “Negociatat me Shqipërinë kanë ngecur, jo për shkakun tonë, as për faj të MPJ shqiptare, por për shkak të mospajtimeve që kanë Presidenti i Shqipërisë me Qeverinë”

ATHINË - Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë është bllokuar dhe shkak i saj është mospajtimi që kreu i shtetit dhe ai i qeverisë kanë në Tiranë.

Ky është qëndrimi i ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, i cili foli të enjten mbi këtë çështje, pas një takimi që pati me homologun e tij gjerman, Heiko Maas, i cili po zhvillon një tur takimesh në Ballkan.

Kotzias tha se në takim, e informoi MPJ gjerman për marrëveshjen e Prespës (për emrin e ri të Maqedonisë) si dhe për ecurinë e negociatave me Shqipërinë.

Duke folur për marrëdhëniet me fqinjin Maqedoni, z.Kotzias tha se MPJ greke e mbështet fuqishëm marrëveshjen e Prespës, ku u ra dakord që emri i ardhshëm i Maqedonisë të jetë Maqedonia e Veriut. “Historia duhet të jetë mësim dhe jo burg. Marrëveshja na nxori nga burgu”, - tha z.Kotzias, duke konstatuar më tej: “Disa ëndërrojnë të hyjnë sërish brenda. Ne nuk do t’i shkojmë pas”.

Në vijim, z.Kotzias u ndal në bisedimt me Tiranën zyrtare: “Ne zhvilluam negociata me Shqipërinë. Ato kanë ngecur, jo për shkakun tonë, as për faj të MPJ shqiptare, por për shkak të mospajtimeve që kanë Presidenti i Shqipërisë me Qeverinë”.

Kotzias evidentoi një tjetër pengesë sipas tij që ka sjellë bllokimin e marrëveshjes mes dy vendeve.

“Gjykata Kushtetuese në këto momente nuk e ka kuorumin e plotë për të funksionuar plotësisht”, - tha Kotzias.

Në këtë pikë, z.Kotzias, shtoi se ashtu si Gjermania, edhe Greqia ka peshën  saj dhe barrën e saj përballë Europës, por ca më tepër Athina zyrtare ka dhe përgjegjësi shtesë për rajonin. “Vendi ynë është i vogël, por i madh për rajonin dhe me përgjegjësi të mëdha. Ndaj dhe ne morëm përsipër të bëjmë këto marrëveshje”.

MPJ grek tha se në takimin me homologun gjerman kishte diskutuar edhe për Kosovën dhe Serbinë.

“Ne nuk dëshirojmë që të ketë ndryshim kufijsh në rajon. Nuk duam të çlirohet energji që shkakton efekt domino. Nga ana tjetër, urojmë që dy shtetet t’i zgjidhin problemet mes tyre. Dhe sigurisht që varet në dorën e tyre, mënyra se si do t’i zgjidhin ato.

 

KOTZIAS-MEES

“S’duam ndryshim kufijsh, dy shtetet t’i zgjidhin vetë problemet mes tyre”

MPJ grek tha se në takimin me homologun gjerman kishte diskutuar edhe për Kosovën dhe Serbinë.

“Ne nuk dëshirojmë që të ketë ndryshim kufijsh në rajon. Nuk duam të çlirohet energji që shkakton efekt domino. Nga ana tjetër, urojmë që dy shtetet t’i zgjidhin problemet mes tyre. Dhe sigurisht që varet në dorën e tyre, mënyra se si do t’i zgjidhin ato.

 

 

MINISTRI I JASHTËM MAAS

 

Gjermania, skeptike dhe e përmbajtur ndaj ndryshimit të kufijve në Ballkan

 

Ministri i Jashtëm gjerman, Maas pranoi të mërkurën në Tiranë, se në rajon ekziston frika se "mund të mbërrihet në shkëmbimin e zonave mes Serbisë dhe Kosovës" si një opsion për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

“Jemi skeptikë dhe të përmbajtur për këtë çështje. Ekziston frika në rajon për një efekt domino. Për këtë çështje duhet të merret një vendim, pra të zgjidhet në mënyrë të tillë që të mos shkaktojë problem shtesë, përveç atyre që ekzistojnë. Nëse korrigjimi i kufijve do të jetë pjesë e zgjidhjes, Gjermania është skeptike", tha ai në daljen për mediat.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: