Kosova nderon Fadil Vokrrin, fitore historike

Kosova nderon Fadil Vokrrin, fitore historike
Përfaqësuesja e Kosovës debutoi në Prishtinë, në stadiumin që mban emrin e ish-presidentit të saj, Fadil Vokrri, kundër Ishujve Farore.

Pas barazimit pa gola në Azerbajxhan, Kosova kërkoi fitoren për të marrë kreun e grupit. Zeneli dhe Nuhiu shënuan dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së dytë, duke i siguruar fitoren Kosovës.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, aktivizoi këta lojtarë: Ujkani (k), Aliti, Shala, Kryeziu, Rashica, Avdijaj, Zeneli, Rrahmani, Vojvoda, Kololli, Nuhiu.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: