Konsumoi fostoksinë, në gjendje të rëndë në spital 24-vjeçarja

Konsumoi fostoksinë, në gjendje të rëndë në spital 24-vjeçarja
Një 24-vjeçare në Shkodër ka konsumuar fostoksinë në tentativë për ti dhënë fund jetës.

Ajo është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët dhe bluzat e bardha po bëjnë gjithçka për ta mbajtur në jetë por gjendja e saj është e rëndë  për shkak të gjendjes së saj tejet të rëndë.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në Fshatin e Ri, Postribë dhe se e vetëhelmuara me fostoksinë është B. P., 24 vjeçe.

“Në fshatin “Fshati i Ri”, Postribë, në banesën e saj, është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasja B. P., vjeçe 24, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal”, deklaron zyrtarisht policia.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: