Këshilli i Evropës kërkon mbylljen e spitaleve psikiatrikë në Shqipëri

Këshilli i Evropës kërkon mbylljen e spitaleve psikiatrikë në Shqipëri
Dunja Mijatovic, Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, kërkon nga Shqipëria mbylljen e spitaleve psikiatrike në vend.

Në një raport të saj publikuar sot (13 shtator), Mijatovic kërkon nga autoritetet shqiptare që të hartojnë një plan gjithëpërfshirës për deinstitucionalizimin e personave me prapambetje intelektuale dhe psikosociale dhe të zëvendësojnë spitalet psikiatrike me shërbime komunitare, duke siguruar mbrojtjen dhe mbështetjen e nevojshme për individët dhe familjet e tyre pasi ata largohen nga institucionet dhe të ndalojnë përfundimisht institucionalizimin e personave me prapambetje mendore.

/l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: