Këshilla për bark të sheshtë

Këshilla për bark të sheshtë
Ushqimet e duhura

Nëse jeni të dobët nuk keni nevojë të ulni kaloritë. Por për të luftuar fryrjet e barkut duhet të kufizoni dhjamërat e kafshëve, mishin, sepse është i rëndë për t’u tretur, qëndron gjatë në stomak, ngadalëson zbrazjen. Jepuni shije pjatave me spec të kuq: në doza të vogla lehtëson tretjen. Rrisni shtimin e fibrave të cilat favorizojnë transportimin brenda zorrëve, duhet të paktën 25-30 gram fibra në ditë. Është ideale ta filloni ditën me një tas me drithëra. Hani një kos në mëngjes dhe një në darkë: është i pasur me fermentues laktikë, e domosdoshme për të riekuilibruar formën bakteriale të zorrëve.

Hani katër ose pesë vakte në ditë, me intervale të rregullta. Hani ulur në tavolinë, përtypuni ngadalë dhe mos flisni gjatë ngrënies për të mos gëlltitur ajër.

Konsumoni shumë çaj

Kundër fryrjeve së stomakut, në mëngjes dhe në darkë, përgatit një çaj kamomili dhe portokalli të ëmbël, që mund ta ëmbëlsosh me një lugë me mjaltë dhe lëreni të vakët. Nëse pasi ke ngrënë ndihesh e fryrë pi një lëng ananasi që është perfekt për të thithur gazrat e zorrëve ose çaj me kopër, sepse favorizon tretjen. Ndërsa për të mbajtur nën kontroll stresin, optimale është bari i bletës.

Mos harroni:

Pini më pak duhan: nikotina rrit nivelin e kortizolit, hormonit të stresit, që favorizon grumbullimin e dhjamit në bark.

Mos pini alkool: sjellin shumë kalori pijet alkoolike. Për më tepër që ashtu si nikotina, shton kortizolin dhe dhjamin në bark.

Qëndroni drejt: kështu barku del më pak. Kur je në këmbë imagjino se ke një litar në kokë që të tërheq drejt çatisë.

Qëndroni ulur dhe pozicionuar mirë: Kur je ulur në karrige pozicionoje shpinën mirë. Barkun brenda dhe këmbët të mbështetura të dyja në tokë. Nëse karrigia është shumë e lartë, përdorni një mbështetëse për këmbët.

Forcojeni shpinën me anë të peshave, në këtë mënyrë nuk do ta harkosh përpara duke e nxjerrë më në pah barkun e madh.

Provoni kërcimin e barkut: është i këndshëm dhe të forcon muskujt e barkut. Veç të tjerash nuk dobëson tensionin dhe të sjell në humor.

Bëni punët e shtëpisë: kalojeni fshesën me korent në shtëpi, sepse ndihmon në uljen e barkut. I njëjti efekt vjen dhe nga ushtrimi i kopshtarisë: të ulesh dhe të ngrihesh shpeshherë për të pastruar barërat p.sh. të kontrakton dhe ç’kontrakton muskujt e barkut.

Vishuni në mënyrë komode. Kur e keni barkun e fryrë ose kur jeni shëndoshur, evitojini pantallonat dhe fundet e ngushta që nxjerrin në pah defektin. Derisa të fitoni linjat synoni për këmisha të gjata që fshehin format e trupit.

Hani shumë fibra vegjetale: të cilat i gjeni në frutat e perime: ato ngopin dhe largojnë kapsllëkun.

Pini shumë ujë: të paktën 8 gota pak e nga pak gjithë ditën. Ndihmon zorrët të funksionojnë me mirë, sepse zbut jashtëqitjet. Kundërshton shtimin e lëngjeve në bark të cilat sjellin fryrje.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: