Kapen grabitësit me armë të Minierës së Munellës

Kapen grabitësit me armë të Minierës së Munellës
Dy persona u arrestuan, një tjetër u shpall në kërkim pasi dyshohen se grabitën me armë në Minierën e Munellës.

Policia sqaron se janë identifikuar dhe janë kapur Florian Bunaj, 28 vjeç, banues në Lezhë dhe Lek Marku, 20 vjeç, banues në fshatin Kimëz, Pukë.

Sipas saj arrestimi i tyre u bë sepse nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se me datës 10. 09. 2018, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin B. M. 35 vjeç banues në Pukë, i cili u shpall në kërkim, dyshohet se nën kërcënimin e armës  kanë vjedhur një sasi kabulli në Minieren e Munellës.

Vjedhja ndodhi dy ditë më parë, kur tre persona kanë grabitur nënë kërcënimin e armëve, kabullin elektrik në Minierën e Munellës në Pukë.

Ditën e vjedhjes, Policia prangosi dy rojeve të minierës.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: