Ish-ministri i Bujqësisë: Mishi i bllokuar nga AKU, duhet parë ku shkon

Ish-ministri i Bujqësisë: Mishi i bllokuar nga AKU, duhet parë ku shkon
Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti risjell shqetësimin për sigurinë ushqimore.

Ai hedh dyshime mbi asgjësimin e produkteve të sekuestruara nga AKU.

“Në momentin që është sekuestruar sigurisht diku ruhet, ruhet në frigorifer, ka shirit bllokimi të verdhë, ka vula, është aty sasia e sekuestruar apo ka firuar dhe duhet parë ku ka shkuar, është groposur apo ka shkuar larg qoftë në ndonjë sallameri.

Prandaj këto janë probleme shumë serioze dhe kërkohet seriozitet në të gjitha hallkat që nga moment ku kryhet analiza, kur bëhet bllokimi, procesverbali vendosja, ruajtja, sekuestrimi dhe asgjësimi janë çështje jashtëzakonisht serioze. U asgjësua s’u asgjësua, të gjitha këto duhen sqaruar në një konferencë për shtyp nga AKU dhe jo thjesht një dispeç në media, bllokuam aq hodhëm kaq dhe të lihet historia me aq”, deklaron Panariti për mediat.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: