Gjendet i vetëvarur në kodrat e qytetit, 24-vjeçari nga Korça

Gjendet i vetëvarur në kodrat e qytetit, 24-vjeçari nga Korça
Një 24-vjeçar në Korçë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në pemë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 në kodrat e qytetit, ndërsa viktima është me inicialet I. M. Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë të riun të ndërmarrë këtë akt.

“Më datë 11. 09. 2018, në lagjen nr. 3 në kodrat e qytetit, përgjatë rrugës për në Malin e Moravës, është gjetur i vetëvarur në një pemë, pa shenja dhune shtetasi I. M., 24 vjeç, banues në Korçë”, njofton policia.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: