FINANCAT/ Turizmi informal, marrëveshje për deklarimin me çdo kusht të transaksioneve

FINANCAT/ Turizmi informal, marrëveshje për deklarimin me çdo kusht të transaksioneve
Dukuria e turizmit informal, duket se po e shqetëson së tepërmi qeverinë shqiptare, e cila në kuadër të aksionit antiinformalitet të shpallur prej disa kohësh në këtë sektori, po tenton të hedhë edhe një hap tjetër për ta luftuar atë.

Në këtë mënyrë, ajo po kërkon që të formalizojë  tërësisht strukturat akomoduese, të cilat operojnë në rang vendi.

Kështu, burime zyrtare nga Ministria e Financave, bëjnë me dije se midis këtij institucioni dhe dy platformave më të mëdha ndërkombëtare për akomodimin si booking.com dhe AirBNB, po tentohet që duke filluar që nga janari i vitit të ardhshëm të deklarohen të gjitha transaksionet  e bëra nga këto struktura.

Kujtojmë sakaq, se sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Turizmit, rreth 33% e turizmit akomodues në vend funksionon në informalitet të plotë.

Në të gjithë vendin janë 3791 struktura akomoduese, nga të cilat 33% prej tyre, apo 1251 struktura, janë kategoria ku përfshihen dhomat private me 16%, shtëpitë private me 14% dhe bujtinat me 3%. Ndërsa, formalizmi në turizëm në 8 muajt e këtij vit llogaritet në vlerën e 5.6 miliardë lekëve.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: