Eksperti i kriminalistikës: Kush i vrau protestuesit e 2 prillit në Shkodër? Hetimi u manipulua!

Eksperti i kriminalistikës: Kush i vrau protestuesit e 2 prillit në Shkodër? Hetimi u manipulua!
INTERVISTA/ Vijon rrëfimi i ekspertit të kriminalistikës, Miltiadh Muçi:“Përgjegjësinë për të gjithë veprimet hetimore e mbanin ata, të cilët lejuan varrimin e kufomave, pa kryer autopsinë nga ekspertët mjeko-ligjorë”

“Ishte krimi më i rëndë që ndodhi, pas atij ndryshimi të sistemeve, për të cilin u akuzuan shteti dhe strukturat e veçanta, sidomos policia. Kaluan dekada dhe akoma ekziston dilema: Kush i vrau katër të rinjtë shkodranë: Arben Broci, Besnik Ceka, Nazmi Kryeziu e Bujar Bishanaku?!”. Kështu shprehet Miltiadh Muçi, ekspert i njohur i kriminali-stikës, në rrëfimin e tij të radhës për “Albanian Free Press”, rreth tragjedisë së 2 prillit 1990. Sipas tij, “ekzumimi (zhvarrimi) i kufomave, këqyrja dhe ekzaminimi i tyre u kërkua, sepse këqyrja dhe ekzaminimi i teshave, nuk ishin kryer”. Teksa e shoqëron dëshminë e tij edhe me disa pohime të avokatit të ndjerë, Nasif Bezhani, i cili u mor dikur me zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë...

Intervistoi për “Albanian Free Press”: Albert Zholi

Cila ka qenë situata e kriminalitetit në fundin e viteve ’80 në vend?

Policia duhej t’u garantonte qytetarëve rregull e qetësi. Dhe për t’i kryer sa më mirë detyrat, punonjësit e policisë duhej të ishin mirëpërgatitur nga ana profesionale, sepse ndodheshin para situatave të papritura dhe sidomos përballë personave përsëritës. Nuk ka patur raport të përcaktuar, të qendrueshëm, të shifrave midis viteve, sipas llojit të krimeve sepse ato ndryshonin sipas periudhave, prioriteteve, rretheve dhe faktorëve të tjerë. Në Tiranë kishte periudha ku vjedhjet e banesave kryheshin shpesh, ndërsa më të preferuarat ishin ato të bulmetoreve, shkollave etj. Kafeja u bë artikulli që “preferohej” edhe më shumë nga autorët e vjedhjeve, sepse kishte vlerë të lartë dhe kërkesat shtoheshin në treg. Ajo u “sulmua” sidomos pas ndryshimeve të viteve ‘90. Deri në fundin e viteve ’80, ndodhnin dhe gabime të ekspertëve kriminalistë apo të punonjësve të veçantë të policisë, por ishin të rralla sepse gjurmët e zbuluara dhe të marra në vendin e ngjarjes, do t’i nënshtroheshin studimit tepër të kujdesshëm, dhe do të vlerësoheshin. Kam përshtypjen, në ditët e sotme merren dhe shfrytëzohen gjurmë, që u përkasin personave kalimtarë, që nuk kanë aspak lidhje me veprimet direkte të autorit të vjedhjes, që me marrjen masive të shenjave të duarve, në kartat e identitetit, bëhet dhe krahasimi e identifikimi i personit. Më pas ndodh, që të dënohet padrejtësisht ose të lirohet si i pafajshëm, kur kalojnë disa muaj izolimi, edhe pse në drejtësi ekziston parimi: “më mirë dhjetë fajtorë të lirë, se një i pafajshëm në burg”. Nga keqbërësit e para viteve ’90, një pjesë e tyre u largua jashtë vendit, edhe nëpërmjet ambasadave.

 

Po në vitet e para të tranzicionit, cila ka qenë situata në të cilën gjendeshin kriminaliteti dhe kriminalistika si të tillë?

Pas mesit të viteve ’90, në radhët e ekspertëve krim inalistë të këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe ekzamini mit të gjurmëve e provave materiale, nisën fenomene të habitshme. Me keqardhje, dëgjoja kolegët apo lexoja në faqet e shtypit të ditës, se midis gjurmëve të vendit të ngjarjes u përkisnin edhe pjesëtarëve të grupit hetimor,  në këqyrje mbivlerësoheshin gjurmët identifikuese dhe nënvlerësoheshin të tjerat që kufizonin mjetin e përdorur nga autori. Nuk vlerësoheshin gjurmët për përjashtim të mjetit apo personit të dyshuar, akoma më keq kur ka ndodhur të dëmtohen në mënyrë enigmatike gjurmët e marra në vendin e ngjarjes dhe eksperti bëhej objekt i medias, për veprime të paramenduara në zhdukjen e provave, si i tillë ai nuk mund të quhej më ekspert i kriminalistikës. Çudira kanë ndodhur në fushën e ekspertimit, duke dhënë konkluzione tepër të diskutueshme. Megjithëse kërkohen dhe sigurohen modele eksperimentale firmash, deri në 60ë fletë format A4, në favor të njërës palë dhe në disfavorin e palës tjetër, jepen konkluzione të mundshme kur duhet të ishin kategorikë pozitiv ose negativ. Janë kryer ekspertime, pa e patur objektin për ekspertim, si për shembull thikën, duke u mbështetur në përshkrimin e plagëve në kartelën mjekësore, kur nuk duhet të jepet asnjë lloj konkluzioni, veçse refuzimit të kryerjes së ekspertimit. Edhe më shumë u befasova kur mësova nga ish-kolegët se janë kryer ndërhyrje për spastrimin e kartotekave, në veçanti të kartelave të shenja- ve të duarve dhe gjurmëve të disa ngjarjeve të pazbuluara, pasi Laboratori i Kriminalistikës së Policisë së Tiranës u shpërbë dhe ekspertët u shpërndanë në rajone. Nuk kontrollohej një territor me 4000 banorë si Lazarati, të parandalohej industria e kultivimit, përpunimit dhe tregtimit brenda e jashtë vendit i kanabis sativas, i qenieve njerëzore në qytetin e Vlorës ku më 9 janar 2002, u shkaktua dhe tragjedia e madhe e Gjirit të Karaburunit. Të gjitha këto tregonin qartë, se policia tashmë ishte bërë pjesë e krimit, gjithçka e implikonte atë. Në radhët e saj nuk duhej të kishte profesionistë e të përkushtuar, edhe pse polici me qytetarin para përdorimit të forcës, duhej të gjenin zgjidhje në respektim të ligjit.

 

Ngjarjet e 2 prillit ’91... Si vijnë në kujtesën tuaj dhe vërtet policia i vrau protestuesit, sipas jush?

Ishte krimi më i rëndë që ndodhi, pas atij ndryshimi të sistemeve, për të cilin u akuzuan shteti dhe strukturat e veçanta, sidomos policia. Kaluan dekada dhe akoma ekziston dilema: Kush i vrau katër të rinjtë shkodranë: Arben Broci, Besnik Ceka, Nazmi Kryeziu e Bujar Bishanaku?!

Ekzumimi (zhvarrimi) i kufomave, këqyrja dhe ekzaminimi i tyre u kërkua, sepse hetuesit “e rikualifikuar”, sikurse këqyrja dhe ekzaminimi i teshave, nuk ishin kryer prej tyre, edhe pse

përgjegjësinë për të gjithë veprimet hetimore e mbanin ata, të cilët lejuan varrimin e kufomave, pa kryer autopsinë nga ekspertët mjeko-ligjorë. Një ekspert kriminalistik ka pohuar për mediat se pas ekzaminimit të tri kufomave, në njërën prej tyre u gjet një predhë pistolete TT dhe në parakrahun e të plagosurit bërthama e një predhe automatiku kallashnikov. Kur duhej të shprehej, se predha ishte si e fishekëve standardë të mod. 54, në përdorimin e pistoletës TT apo automatikut PPS, ndërsa bërthama e predhës si e fishekëve standardë mod.56, ishte e përdorshme për armët e gjata të zjarrit, të automatikut, pushkës dhe mitralozit, përsa nuk ishin kryer ekzaminimet fiziko-kimike të tyre. Pra, nuk duhej të harronte e të mohonte, se predha dhe bërthamat e nxjerra nga trupat e personave, përdoren dhe në armët e prodhuara në shtete të tjerë, qoftë të modeleve të ndryshëm si nagant kal. 7.62 mm, mauzer 7.63 mm etj., që me armët tona dallojnë në analizën spektrale, edhe midis serive të radhës së prodhimit në modelet e njëjtë të fishekëve. Vërtet nuk është profesionale, nëse konkludon nga predha, bërthama e saj dhe teshat, se viktimat janë vrarë nga armë të policisë apo të ushtrisë, pa kryer eksperimentimin hetimor të domosdoshëm në ngjarje të tilla, të kërkuar me këmbëngulje edhe nga avokati i viktimave, sepse armë si ato të policisë apo ushtrisë kanë patur dhe kanë autorë të vjedhjeve të tyre, në pikat dhe magazinat e reparteve ushtarakë. Të përforcosh që viktimat u vranë nga policia, se në inventarin e magazinës mungonin pistoleta apo automatikë, pa i hetuar më parë sesi janë zhdukur ato, është njësoj sikurse të pranosh, se eksperti kriminalist apo çdokush tjetër ka kryer vrasjen, edhe pse i ka humbur para ngjarjes, pistoleta që ka patur me leje. Sipas tij, plumbi i dalë nga automatiku kallashnikov pikërisht nga dritarja e dezhurnit të Komitetit të Partisë së Punës, është përplasur në rrugë dhe ka bërë rikoshetë, është ngritur përpjetë duke goditur Arbenin në bel, pastaj është ulur disa centimetra poshtë bar kut, edhe pse nuk iu krye autopsia. E njëjta gjë ka ndodhur me vrasjen e Nazmi Kryeziut. “Por e gjithë kjo bëhet për të plotësuar dëshirën e politikës, se plumbat vdekjeprurës janë nisur nga dera e komitetit të  partisë. Këto e konkluzione të tjera jo vetëm janë absurde, por shumë të dëmshme për suksesin e hetimeve”, shton i ndjeri av. Nafiz Bezhani, . në “Mëkatarët”-3. I vlerësoj shumë shënimet e këtij intelektuali, që me kurajë, ndershmëri profesionale, në këtë botim ka goditur servilizmin politik të treguar për ngjarjet e 2 prillit. Dhe nga studimi i dosjeve e kujton ekspertin kriminalist, të intervistuar nga gazetari francez, Michel Setbarn, për të cilin shkruan: “...procesi më qesharak, që kam parë në ato dosje, është ekspertiza balistike e kryer nga një i ashtuquajtur shkencëtar, ku tregohet flurudha e plumbave, që kanë vrarë dy dëshmorë, në një rrugë të jashtëzakonshme”. Ky është eksperti kriminalist që para viteve ’90, konkluzionet e ekspertimeve i ka dhënë nën ndikimin hierarkik, pas viteve ‘90 në ndikimin politik dhe në vitet ‘2000 nën ndikimin komercial. Pikërisht, që kjo flurudhë mos të vrasë sërish, me këtë dëshmi profesionale po këmbëngul dhe pyes: Vërtet protestuesit e 2 prillit 1991, i vrau policia?!. Dhe kjo pasi, konkluzioni aspak i argumentuar dhe profesional, i përket një eksperti dhe jo grupit të hetimit, pas përfundimit jo të të gjithë veprimeve që duhej të ishin kryer.

 

Por a ndodhën rastësisht ngjarjet e 2 prillit?

Kurrsesi jo, sepse ato ishin mbarsur kohë më parë, ditë pas dite të dhjetorit të ‘1990-ës. Sistemi totalitar, i zëvendësuar me sistemin shumëpartiak ndodhej në prag të ndryshimeve të mëdha. Partia Demokratike edhe më shumë po e shtonte presionin ndaj Partisë së Punës, të dorëzonte pushtetin në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Pasi qeveria “Çarçani” u zëvendësua me atë të “Pajtimit Kombëtar”, protestat e studentëve u pasuan me të qytetarëve të Tiranës, por dhe të rretheve të tjerë për të rrëzuar në 20 shkurt monumentin e simbolit të Partisë së Punës, Enver Hoxhës. Një ditë më pas u pasuan me të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të hyrë në bllokun e  rrethuar nga forca speciale të Gardës së Republikës. Kurse në 22 deri 24 shkurt, synimi ishte të përsëritej në Shkollën e Bashkuar, sikurse ndodhi në 20 shkurt me monumentin e Enverit. Në mbrëmje, në vende të ndryshme të rrugëve, rreth shkollës nga autorë të paditur deri më sot, vriten katër persona, midis tyre njëri punonjës i polici- së. Tashmë Partia Demokratike me liderin e saj, mendonte për zgjidhje politike të pushtetit, të cilën midis të tjerash donte ta përshpejtonte e garantonte, me veprime ekstreme të partisë në pushtet, ta akuzonte atë si vrasëse të qytetarëve të saj, edhe pas ndryshimeve politike. Në një mbrëmje të marsit 1991, në prag të zgjedhjeve, ajo e akuzon Partinë e Punës atentatore të rojës së selisë së Partisë Demokratike, që ndodhej në rrugën e Kavajës. Lideri i saj, duke dashur të sensibilizojë elektoratin dhe përfaqësitë diplomatike në Tiranë, edhe pse ekspertimi kimiko-balistik kriminalistik kishte përcaktuar, se qitja ishte kryer me puqitje në mëngën e xhupit, ai e inskenoi si tentativë vrasje të policit rojë, i cili i pajisur me vizë për jashtë shtetit, nga ajo mbrëmje nuk u kthye asnjëherë në detyrë, por emigroi në një nga vendet fqinjë. Disa ditë më pas u zhvilluan zgjedhjet, që u pasuan  me viktimat e 2 prillit, të pahetuara për të zbardhur autorët e vërtetë të tyre. “Pasi lexova më thellë, -shkruan Av. Nafiz Bezhani në “Mëkatarët-3”, aty ku për fatin e keq nuk ishte futur hetuesia..., mungonte eksperimenti hetimor, i cili duhej të bëhej të paktën për vrasjen e Arben Brocit dhe Nazmi Kryeziut. U habita për këtë mungesë... Një organizim i tillë i eksperimentit hetimor do të tregonte saktësisht rrugën nga kish ardhur plumbi vdekjeprurës, duke përcaktuar pistën e saktë të vazhdimësisë së hetimit. Por, hetuesia nuk e përfilli kërkesën time. Mora vesh, se ishte ndërhyrja e një politikani, i cili kishte mbetur i pakënaqur nga propozimi që unë kisha bërë... Çelësi ka qenë pikërisht eksperimenti hetimor, që hetuesit nuk do t’i çonte në ndonjë derë, por në një dritare nga është qëlluar jo me kallashnikov, por me snajper. Pasi të gjendej kjo dritare ishte lehtë, shumë më lehtë të ecej lirshëm në thellësi të ngjarjes".

 

 

“Një nga rastet që më ka lënë më shumë mbresë”

 “Zbulimi i beftë hetimit policor: Autori ndodhet në mesin tonë!”

“Pas asaj të vrasjeve në Porto-Palermo, ka qenë një ngjarje e fillimviteve ’90, vjedhje me thyerje të një banese. Ajo ndodhi në një nga rrugicat e Tiranës, ku kolegu Bashkim, solli nga vendi i ngjarjes, levën që autori kishte përdorur për largimin e pengesave dhe të hynte në banesë, si dhe një copë letër, me të cilën e kishte mbështjellë, me mendimin të mos i linte gjurmët e duarve në levë. Në letrën e përpunuar në kushtet e laboratorit, u shfaqën gjurmët e gishtave dhe fragmente të pëllëmbëve të përsëritura, me vlera identifikuese. Sapo ato u bënë të dukshme, në njërin gisht ne konstatuam se, forma dhe përmbajtja e tyre ishte e njëjtë, me njërën nga shenjat dhe gjurmët e gishtave të fotografisë së ndodhura në stendën e daktiloskopisë, e vendosur në murin e mjedisit të laboratorit, bashkë me disa raste të tjera të përvojës së ekspertëve, të  Laboratorit Kriminalistik të Tiranës. Duke qenë i sigurt në mendim, i drejtohem kolegut, se “autori ndodhet në mesin tonë”. Ai i befasuar më pyeti: Si mundet?  Unë i përgjigjem njësoj, e porosita ta krahasojë me gjurmët e ekspozuara, në stendën e murit të korridorit të laboratorit.  Menjë herë, Bashkimi, pasi iu drejtua stendës, do kthehej me të njëjtin konkluzion të arritur më parë. Pa humbur kohë, filloi formalitetet për të përgatitur tabelën fotografike dhe aktin e ekspertimit përfundimtar. Ky rast zbulimi s’mund  të përsëritet”.

    

Shpërndajeni me miqtë tuaj: