Edhe fati kundër/ Braktisja e papritur e Etrit Berishës nga Atalanta dhe Kombëtarja

Edhe fati kundër/ Braktisja e papritur e Etrit Berishës nga Atalanta dhe Kombëtarja
Fati duket se nuk ka qenë në prag të sezonit të ri me portierin Etrit Berisha, i cili nuk e ka fshehur mërzinë gjatë grumbullimit të fundit me Kombëtaren.

Berisha mbylli një sezon të shkëlqyer me Atalantën në Seria A, si dhe ka qenë titullar i padiskutueshëm gjatë katër viteve të fundit me kuqezinjtë.

Por çuditërisht u la në stol në tre javët e parë të këtij kampionati, fillimisht në Seria A nga trajneri i Atalantës.

Në momentin që portieri humbi vendin e titullarit në Seria A, atij nuk iu besua vendi i titullarit as në Kombëtaren Shqiptare.

Panucci në dy ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve preferoi portierin e dytë kuqezi dhe e motivoi këtë ndryshim, pasi portieri i Lazios po aktivizohej titullar.

Strakosha ndaj Izraelit zhvilloi një ndër ndeshjet më të mira në karrierë, çka nga kjo paraqitje ndoshta “minoi” të ardhmen e portierit Berisha për një vend titullari.

Kësisoj përveç besimit që humbi nga trajnerët e Atalantës dhe të Kombëtares Shqiptare, Berishën në këtë fillim sezoni duket se e braktisi edhe fati në karrierën personale.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: